Çështja “Gulf”: Nën hetim dy menaxherët e kompanisë

schedule11:34 - 24 Prill, 2018

schedule 11:34 - 24 Prill, 2018

Hetimi i prokurorisë së Tiranës për çështjen e kompanisë “Gulf” ka dy emra konkretë. Ata janë dy menaxherët e kompanisë, ai shqiptar Albano Aliko, dhe ai gjeorgjian Irakli Zvanidze.

Të dy akuzohen për një skemë mashtruese me shitjen e tollonave të karburantit në të gjithë vendin, pak ditë para mbylljes së aktivitetit.

Denoncimet në komisariatet e rretheve nga qytetarë të mashtruar rriten dita- ditës.

Të shtunën u bë e ditur se policia e ka shpalluur në kërkim menaxherin shqiptar, Albano Aliko, i dyshuar si krijuesi i kësaj skeme mashtrimi.

Prokuroria e Tiranës po heton edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtruese. /abcnews.al