Një anije e Marinës detare shqiptare e vitit 1974 është mbytur ditën e sotme në zonën ujore të Himarës me qëllim zhvillimin e turizmit nënujor.
Kjo është bërë me qëllim krijimin e një atraksioni turistik për të apasionuarit e zhytjes.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe Ministri i Turizmit Blendi Klosi, zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe prefekti i Vlorës.
Ministri Klosi u shpreh se janë përcaktuar edhe 6 vende nënujore ku do të mbyten 6 anije për t’u kthyer në vende turistike nënujore./abcnews.al