18 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një zjarri që ra në orët e para të së martës në një lokal me karaoke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një provincë juglindore të Kinës. Sipas hetimeve, zjarri është regjistruar në një godinë 3-katëshe dhe është vënë qëllimisht nga një person. Për këtë policia ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrëvënie me dashje. Për informacione që mund të ndihmonin në kapjen e tij, autoritetet vendosën në dispozicion një shpërblim prej 25 mijë eurosh. Ndërkohë, zjarret vdekjeprurëse janë një plagë e rëndë për Kinën. Shpeshherë janë shkaktuar nga neglizhenca por ka dhe shumë raste të zjarrvënieve të qëllimshme. /abcnews.al
Kinë, zjarr i qëllimshëm në një karaoke, 18 të vdekur dhe 5 të plagosur
schedule10:14 - 24 Prill, 2018
schedule 10:14 - 24 Prill, 2018