Songul Oden është një ndër aktoret më të pëlqyera turke, e cila u bë e njohur në Shqipëri prej rolit të “Gymyshit”.
Një lajm i bukur vjen nga aktorja. Mësohet se ajo i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me biznesmenin Arman Biçakçi në një ceremoni private.
Çifti organizuan një dasmë të vogël në shtëpinë e biznesmenit, me vetëm 20 persona, pra familjarë e miq.
Kujtojmë që Songul dhe Arman janë bashkë prej 3 vitesh dhe kanë zgjedhur një dasmë të vogël për shkak të Covid-19./ abcnews.al