“Karantina” rikthen Ratin në muzikë, tregon si lindi ideja për të sjellë këngën

schedule12:15 - 28 Korrik, 2020

schedule 12:15 - 28 Korrik, 2020

Këngëtari i njohur Rati, ishte i ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për projektin e tij më të fundit “Karantina”. Ai u shpreh se me publikimin e kësaj kënge kishte për qëllim të sillte një frymë tjetër gjatë kësaj periudhe të vështirë që kaluam.

“Kjo këngë ishte më tepër një gëzim për njerëzit që të heqin mërzitinë, dhe klipi është bërë me telefon, zëri po ashtu është regjistruar me telefon pasi ishim në karantinë. Gjendja ishte shumë keq, por në një moment e theva pak karantinën pasi bëra dhe klipin me telefon.”, tha Rati.

Duke folur për projektet që ka sjellë, Rati tha se një ndër bashkëpunimet më të suksesshme është ai me Bes Kallakun.  “Faktikisht të gjitha bashkëpunimet që kam patur kanë qenë të suksesshme, por veçoj bashkëpunimin me Bes Kallakun. Besi ka patur një veçori pasi ka qenë edhe në Portokalli dhe ka patur tjetër emër, unë muzikën dhe ai humorin.”, tha Rati.

Përsa i përket situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe ndikimi që ka patur në industrinë e muzikës, Rati tha se i është dashur të anulojë shumë koncerte.

“Jo vetëm nga pandemia por edhe nga tërmeti Rati ka bërë vetëm 3 koncerte, dhe ato me zor. Unë me 28 Nëntor pasi ra tërmeti isha në Greqi, janë anuluar direkt dhe tani që plasi dhe pandemia. Sa për punën e lokaleve të natës jam pak në dilemë sepse në lokalet pihet dhe nëse dikush është me korona, konceptin e ka zero kur pin dhe kështu në një farë mënyre shteti ka njëfarë të drejte.

Por të paktën dasmat duhet të lejoheshin, por dhe ata pronarë që kanë lokalet taksat a i paguajnë apo punonjësit dhe muzikantët që performojnë nëpër lokale dhe ata që punojnë aty, çfarë do bëjnë ata pasi dhe pagë lufte nuk marrin.”, tha Rati. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!