Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbin jetën dy pacientë të dyshuar për Covid-19 në Spitalin e Pejës

schedule11:05 - 28 Korrik, 2020

schedule 11:05 - 28 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës njoftohet të kenë humbur jetën dy pacientë të dyshuar për Covid-19.

“Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me COVID-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Në këtë spital aktualisht po trajtohen 70 pacientë me COVID-19, 29 janë në oksigjeno-terapi, 6 janë në gjendje më të rëndë, kurse të tjerët janë në gjendje më të qëndrueshme.

Njoftimi:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.

Nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 6 lindje, 1 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 239 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,956 analiza. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!