Grupi i PD nuk merr pjesë në komisione këtë javë

schedule21:05 - 23 Prill, 2018

schedule 21:05 - 23 Prill, 2018

Deputetët e PD nuk do të marrin pjesë në komisione parlamentare këtë jave. Burime nga grupi i PD kanë bër të ditur se ky vendim është marrë në mbledhjen e deputetëve demokratë, të zhvilluar në selinë blu mbrëmjen e sotme.

Kreu i partisë, Lulzim Basha, mësohet të jetë shprehur në mbledhje se këtë javë vazhdon mobilizimi qytetar për denoncimin e korrupsionit qeveritar. Këtu Basha ka permendur projektet për inceneratorët, gjendjen në shendetesi etj.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha, sipas të njëjtave burime brenda grupit të PD ka deklaruar se duhet protestuar për ata që ka quajtur të burgosurit politikë të Kukësit. Berisha ka kërkuar nga opozita të mbajë lart sensin e protestës në çdo fshat, qytet dhe lagje të vendit./abcnews.al