Nuk lejonin fëmijët të shkonin në shkollë, gjykata dënon çiftin Kryemadhi

schedule17:54 - 27 Korrik, 2020

schedule 17:54 - 27 Korrik, 2020

Gjykata e Tiranës dënoi me nga tre vite burg bashkëshortët Besarije dhe Roland Kryemadhi për keqtrajtim të fëmijëve.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ata ndëshkohen me 24 muaj shërbim prove. Sipas gjykatës çifti Kryemadhi nuk i lejonte fëmijët të shkonin në shkollë,për shkak të besimit fetar, duke përdorur edhe dhune, sipas prokurorisë.

Roland Kryemadhi e priti vendimin e gjykatës nga kafazi i hekurt për shkak së është arrestuar dhe po qëndron në burg edhe për një tjetër vepër penale. Në qershor, ai u ndalua nga forcat RENEA pasi kanosi punonjësit e policisë që të largoheshin nga banesa duke i kërcënuar me vrasje. Kjo ndodhi, kur efektivet kishin shkuar për ta shoqëruar në gjykatë, pasi Kryemadhi ishte me masë sigurie arrest në shtëpi, për keqtratjtim të fëmijëve.

Po ashtu sipas policisë kryefamiljari kishte thyer arrestin shtëpiak por ai u mbrojt me faktin që kishte shkuar ne dyqan. Në momentin e ndalimit ishte u kthyer me biçikletë në shtëpi. Ai nuk e ka pranuar në asnjë moment se ka kërcënuar policet, duke mohuar akuzën se kishte arme ne banese. Avokati i kërkoi grupit të hetimit që t’i vëre në dispozicion provat e gjetura, por kërkesa u refuzua.

Ende ka mbetur e paqartë se përse nuk u gjet arma më të cilën Kryemadhi ka kërcënuar punonjësit e policisë. 37 vjeçari, mbahet në burg për dy veprat penale kundërshtim e të kanosjes së punonjësve të policisë, dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta në banesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!