Oscar u largua nga Chelsea (përfitoi 60 milion euro) në janarin e vitit 2017 dhe zgjodhi të vijonte karrierën në Kinë tek ekipi i Shanghai SIPG.
Fantazisti (48 ndeshje dhe 12 gola me kombëtaren e Brazilit) i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit të dhënë për CGTN.
“Të gjithë në Kinë po e shohin se sa mirë po luaj. Nëse kombëtarja kineze ka nevojë për një mesfushor të mirë, do isha gati t’i jepja një dorë“, deklaron 28-vjeçari, i cili nuk grumbullohet me Brazilin prej vitit 2015. /abcnews.al