Vjen në jetë fëmija mbretëror/Dukesha e Kembrixhit lind djalë, peshon 3.8 kg

schedule15:24 - 23 Prill, 2018

schedule 15:24 - 23 Prill, 2018

Kate Middleton ka sjellë në jetë fëmijë e tretë mbretëror të Dukës së Kembrixhit, William. Ai është një djalë, peshon 3.8 kilogram dhe gëzon shëndet të plotë.

Dukesha e Krembrixhit ka sjellë në jetë një djalë. Fëmija, i cili ka lidnur në krahun privat të spitalit “St Mary” në qendër të Londrës, është i pesti në radhë për të trashëguar fronin dhe është stërnipi i 6 i Mbretëreshës Elizabet e Dytë. Foshnja, i cili është fëmija i tretë i Kate Middleton dhe Dukës së Kembrixhit, William, ka lindur rreth mesditës dhe peshon 3.8 kilogram.

Njoftimi ka ardhur në vetë Pallati Kensigton përmes një deklarate ku nënvizohet se Moddleton dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë. “William ishte present gjatë lindjes”, vijon deklarata. Gjithashtu bëhet e ditur se të gjithë anëtarët e dy familjeve janë njoftuar dhe janë shumë të gëzuar për lajmin.

Dukesha u shtrua në spital mëngjesin e së hënës, ndërsa njoftimi për lindjen erdhi pas mesditës. I gjithë procesi i shtatëzanisë së Dukeshës deri në lindje është mbikëqyrur nga mjeku i familjes mbretërore, Alan Farthing.

Ndërkohë, sa i përket emrit të foshnjes mbretërore, nuk ka asnjë njoftim. Megjithatë BBC shkruan se ndër emrat e mundshëm përflitet të jenë: Arthur, Frederick, James dhe Philip. Në 2013 çifti Kate dhe William sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, princin George. Ndërsa në 2015, princeshën Charlotte. /abcnews.al