Presidenti Meta ka reaguar pas deklaratës së reporterit të CDU/CSU Christian Schmidt, i cili tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.
Meta shkruan se është koha të dëgjohen avokatët më të besueshëm, siç i quan ai, për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
“Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, shkruan presidenti./abcnews.al