Rojat e Kullave në bashkëpunim me policinë, disa pushues por edhe bluzat e bardha kanë shpëtuar tre fëmijë nga mbytja në plazhin e Divjakës ditën e djeshme.
Tre fëmijët e moshave 12, 13 dhe 17 vjeç kanë rrezikuar jetën por fatmirësisht kanë arritur të shpëtohen, ndërsa kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.
LEXO edhe: Rrezikuan mbytjen, shpëtohen tre të miturit në plazhin e Divjakës! Policia apel pushuesve
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al, ky është momenti ku të miturit janë nxjerrë nga deti në vështirësi, teksa ndihmohen nga pushuesit e ardhur në ndihmë të tyre.
/abcnews.al