Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një person i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, i identifikuar si Xh.S, ka shtënë në ajër me pistoletë, pranë një karburanti.
Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për shkrepje arme në mënyrë të pavullnetshme.
Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje, dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat, për veprime të mëtejshme./abcnews.al