MotoGP/ Triumfon sërish francezi Quartararo, Valentino Rossi në pod pas një viti

schedule16:13 - 26 Korrik, 2020

schedule 16:13 - 26 Korrik, 2020

Ka përfunduar gara e Jerez (Spanjë) në MotoGP dhe fitues është sërish Fabio Quartararo, piloti francez i Yamaha. Triumfi i dytë radhazi për 21-vjeçarin e talentuar, i cili kryeson Botërorin me 50 pikë të plota pas dy gara të zhvilluara.

Në vend të dytë u rendit Maverick Vinales (Yamaha), teksa Valentino Rossi rikthehet pas një viti në pod. Legjenda italiane zhvilloi një garë shumë të mirë, të cilën e mbylli në vend të tretë.

 

Renditja e garës së Jerez

Jashtë podit mbeti Andrea Dovizioso, i cili duhet të kënaqet me pozicion e gjashtë. Kampioni në fuqi, Marc Marquez nuk ia doli të merrte pjesë në garën e Jerez, kjo për shkak të dëmtimeve që pësoi nga aksidenti i frikshëm në garën e parë të Botërorit. /abcnews.al

 

Renditja e përgjithshme