Tirana festoi pak ditë më parë titullin kampion, ndërkohë që urimet i ka pasur të shumta. Madje edhe nga rivalët e Kukësit, apo nga klube si Prishtina e Shkupi në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Një urim të veçantë bardheblutë e kanë marrë mbrëmjen e djeshme nga ultrasit e Shkupit, Shvercerat. Nisur nga marrëdhënia e mirë me Fanatics, ata kanë dalë në Shkup dhe kanë regjistruar një video.
Këngë për Tiranën dhe flakadanë, ndërkohë që video e urimit është shpërndarë edhe në rrjetet sociale. /abcnews.al