Prurjet e reja muzikore të reperit Mozzik, e rikthyen fuqishëm në tregun muzikor shqiptar këtë verë. “Madonna” dhe “PP” e renditën reperin në vendin e parë si ndër artistët në të dëgjuar. Ndjekur më pas me “Baby”, kënga e cila është gjithashtu pjesë e albumit “MozzArt” që pritet të lançohet tërësisht me 31 Korrik.
Sipas Billboard Albania, Mozzik vijon të qëndrojë në vendin e parë si artisti më i suksesshëm i momentit në Shqipëri. Ndjekur më pas nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj. Ishte “Panorama” që i solli fuqishëm këtë verë, e cila prej dy javësh është renditur si kënga më e dëgjuar, shkruan abcnews.al.
Në vendin e katërt në toplistë renditet Kida, ndjekur më pas nga Dhurata Dora, e cila erdhi me dy këngë që u pritën shumë mirë. “Ferrari” dhe bashkëpunimi me Azet “Fajet”, që u publikua para disa ditësh, e cila renditet si kënga e dytë më e dëgjuar. Ndërkohë, Noizy, Capital T, Dafina Zeqiri, Tayna dhe Alban Skënderaj janë renditur gjithashtu si më të suksesshmit e kësaj vere. /abcnews.al/