Mesfushori i Liverpool, Adam Lallana, do të transferohet te Brighton, si një futbollist i lirë. Pas më shumë se 5 vitesh te Liverpool, anglezi do të nisë një aventurë të re.
Që nga ardhja e Jurgen Klopp, Lallana e humbi rolin e titullarit, të cilin ia kishte besuar ish-trajneri Brendan Rodgers. Edhe pse u kthye në lojtar stoli, Lallana tregoi gjithmonë profesionalizëm, duke iu përgjigjur skuadrës dhe trajnerit Klopp kur kishin nevojë.
Por tashmë, të dy palët kanë menduar për të mirën e njëri-tjetrit dhe nuk kanë rinovuar, çka nxori Lallanan si lojtar të lirë dhe i dha mundësinë të transferohet te Brighton, aty ku padiskutim do të jetë lojtar titullar./abcnews.al
Adam Lallana is set to join Brighton on a free transfer after reaching the end of his Liverpool contract ?
The deal is expected to be announced early next week ? pic.twitter.com/LetIAM3Fbl
— GOAL (@goal) July 25, 2020