Policia italiane arreston skafistin shqiptar me 1 ton marijuanë

schedule15:54 - 22 Prill, 2018

schedule 15:54 - 22 Prill, 2018

Guardia di Financa në bashkëpunim me policinë shqiptare arrestoi skafistin Mario Nazeraj pasi ky I fundit po transportonte për në Itali mbi 1 ton marjuanë. Gjithashtu autoritetet kanë shpallur në kërkim dhe një person tjetër.

Policia italiane në bashkëpunim me agjentët shqiptarë me anë të operacionit të koduar “Themis 2018” kanë goditur një rrjet të trafikut detar të lëndëve narkotike. Lajmi bëhet i ditur nga mediat përtej Adriatikut që citojnë forcat e rendit. Mësohet se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, drejtues i një gomoneje 7 metra të gjatë me dy motorë që po transportonte lëndë narkotike.

Ai është identifikuar si Mario Nazeraj 34 vjeç. Gjithashtu bëhet e ditur se dhe një person tjetër është shpallur në kërkim. Në momentin e arrestimit shqiptari që po drejtonte gomonen, e cila ishte nisur nga brigjet shqiptare, filloi të bënte manovra dhe të hidhte drogën në det.

Pas ndalimit në afërsi të brigjeve të Salentos, policia italiane kontrolloi mjetin lundrues ku zbluoi dhe sekuestroi mbi 1 ton marjuanë. Sipas mediave italiane, nëse do të hidhej në treg, trafikantët do të përfitonin më shumë se 1 milionë euro. /abcnews.al