VIDEO/ Dalin pamjet, si u kap skafi shqiptar me 2 milion euro drogë në Greqi

schedule14:08 - 14 Tetor, 2020

schedule 14:08 - 14 Tetor, 2020

Prej dy ditësh, kapja e një sasie të madhe droge me origjinë të dyshuar nga Shqipëria është një ndër lajmet kryesore në rubrikën e kronikës së zezë në mediat greke.

Protothema” ka publikuar sot detaje nga operacioni i kapjes së një skafi të mbushur me drogë në zonën e Mesinias në Peloponez, i cili dyshohet se ishte ngarkuar në Shqipëri.

Lexo edhe: Si u kap gomonia me 2 mln € kanabis, grekët: Vinte nga Shqipëria, 3 të arrestuar

Siç raporton media greke, e cila ka publikuar edhe pamje të drogës së kapur, autoritetet kishin prej 6 ditësh informacion për skafin se e kanë pritur atë. Nuk dihet se çfarë i tradhtoi trafikantët, megjithatë duket se policia greke ishte gati, shkruan abcnews.al.

Fill pasi skafi është shfaqur në ujërat në fjalë, kanë ndërhyrë rojet bregdetare duke arrestuar një person me origjinë nga Shqipëria, i cili drejtonte mjetin.

Në të janë gjetur 1.1 ton lëndë narkotike e llojeve të ndryshme, e cila përllogaritet të ketë një vlerë rreth 2 milion euro në treg.

Nuk ka ende detaje në lidhje me gjeneralitetet e personit të arrestuar, si edhe vendin fiks nga ku mund të jetë nisur skafi në Shqipëri në drejtim të Greqisë. /abcnews.al