Rriten tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë

schedule15:15 - 22 Prill, 2018

schedule 15:15 - 22 Prill, 2018

Përkeqësohen mardhëniet mes Kroacisë dhe Serbië. Qeveria e Zagrebit i ka ndaluar hyrjen në vend të ministrit të mbrojtjes të Beogradit, Aleksandër Vulin. Këto zhvillime vijnë në sajë të një deklarate që Vulin ka bërë gjatë një eventi. Ai është shprehur se për të shkuar në Kroaci nuk pyet ministriat kroatë por presidentin Aleksandër Vuçiç.

Për këtë deklaratë pati polemika të shumta në Zagreb. Në një reagim, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç tha se deklarata të tilla janë ofenduese, dhe nuk janë zgjidhje. “Kushdo që vjen këtu duhet ta respektojë shtetin kroat”, u shpreh ai.

Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve nisën nga ofendimi që i bëri Sheshel një delegacioni kroat në parlamentin serb. Madje lideri nacionalist dogji dhe flamurin e Kroacisë. /abcnews.al