Aktorja e njohur turke Hande Erçel vetëm pak ditë më parë deklaroi publikisht ndarjen nga partneri i saj prej tre vitesh Murat Dalkiliç.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja, e cila ka treguar se ndarja ka qenë në mënyrë miqësore dhe kërkon nga të gjithë fansat e tyre që ta respektojnë këtë vendim.
Por edhe pse ka vetëm pak kohë që është ndarë në mediat turke po aludohet për një afrim të saj me aktorin e njohur Kerem Bursin me të cilin është duke luajtur në serialin e famshëm “Trokit në derën time”.
Aktorët janë parë të flirtojnë me njëri tjetrit në çdo moment gjatë xhirimit të skenave të serialit dhe këtë e kanë vënë re të gjithë.
Madje edhe fansat e tyre janë të mendimit se ata të dy shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe duken shumë bukur./abcnews.al



