E quajtën Krid, Klea zbulon kuptimin e veçantë që ka emri i djalit

schedule07:36 - 25 Korrik, 2020

schedule 07:36 - 25 Korrik, 2020

Çifti i njohur, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë më 4 qershor të këtij viti. Klea solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid.

E pyetur nga fansat në Instagram, ajo ka treguar se pse ka zgjedhur këtë emër. Klea ka deklaruar se është dashuruar me emrin “Krid” sapo e ka dëgjuar dhe prandaj ia ka vendosur të birit.

“Që më çoi zemrën peshë kur e dëgjova dhe ja vura birit tim! Sepse thjesht u dashurova! Kaq”, ka shkruar moderatorja.

Ndërkohë, më herët Klea ka postuar disa foto, ku duket më në formë se kurrë dhe për këtë ka tërhequr vëmendjen e  të gjithëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!