U prek nga COVID-19, futbollistin e klubit spanjoll e çojnë në spital me urgjencë

schedule13:40 - 24 Korrik, 2020

schedule 13:40 - 24 Korrik, 2020

Fuenlabrada është prekur nga koronavirusi. Para katër ditësh u raportua se gjashtë futbollistë kishin rezultuar të infektuar me COVID-19, çka shkaktoi edhe shtyrjen e ndeshjes kundër Deportivo La Coruna.

Futbollistët e klubit spanjoll që garon në Segunda Division janë izoluar menjëherë, në mënyrë që të mos përhapet virusi i rrezikshëm që ka shkuar shumë vdekje edhe në Spanjë.

Ditën e sotme raportohet se një prej futbollistëve të prekur të ketë pasur probleme. Gjatë një testi ai ka pasur marrje mendsh dhe është dërguar menjëherë për në klinikën “Quiron” në A Coruna. /abcnews.al