Fatima Stojku, blogerja e parë shqiptare me shami ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për pasionin që ka për modën, të bukurën dhe make-upin, ku ndër të tjera rrëfeu dhe se si lindi ideja për të krijuar një blog të tillë.
“Blogu nisi nga një rreth shoqëror, dhe duke parë këshillat që si duket ishin interesante për njerëzit dhe mësonin diçka nga unë menduam pse jo ta hapnim në një format blogu dhe të gjithë të kenë akses, jo vetëm ata që janë pjesë e rrethit tim shoqëror.“, tha ajo.
Fatima, e cila ka studiuar për Administrim publik dhe politika sociale, rrëfeu se dëshira për të ndihmuar dhe inspiruar njerëzit ishte ajo që e shtyu më së shumti të bëhej një blogere.
“Një person i mbuluar nuk është se kishte hyrë në botën e blogërimit dhe mungonte një model. Dhe duke patur mundësinë dhe dëshirën për të inspiruar njerëzit, thashë le t’i hyj blogut që në këtë mënyrë mund t’i japim diçka njerëzve. Dhe përsa i përket formatit të veshjes, edhe për një komunitet të caktuar, por edhe se si mund t’i ndihmosh të tjerët.”, tha Fatima.
Fatimën do të jetë pjesë edhe e një emisioni që pritet të nisë së shpejti në Abc News. “Mënyra më e mirë për të treguar veten janë rrjete sociale dhe TV, atë aq dëshiron t’i japësh të tjerëve dhe mendova që një mundësi e mirë për të shprehur idetë e mia. Ku ka më mirë se sa të gjesh platforma të ndryshme ku mund t’i japësh këto ide.” /abcnews.al/