Hajdari konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e Këshillit Politik: Të lëmë mënjëanë interesat

schedule09:43 - 24 Korrik, 2020

schedule 09:43 - 24 Korrik, 2020

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Duke shprehur një indinjatë për mospërfshirje në komunikimet e fundit të anëtarëve të tjerë të Këshillit, Hajdari thotë se duhet punuar për hapjen e listave e cila është kërkesë e 80% të shqiptarëve.

Ajo bën thirrje se forcat politike duhet të lënë mënjëanë interesat për hir të interesit të shoqërisë.

“Se pari dua te shpreh indinjaten time per mosperfshirjen ne komunikimin e fundit.

Sic edhe ju e theksoni shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.

Uroj te kete qene thjesht nje gabim teknik.

Ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen dhe uroj qe kesaj here te mund te bisedojme per ndryshimet kushtetuese te cilat do te votohen ne seancen e dates 30 korrik, gje e cila nuk ka qene e mundur per shkak te refuzimit te disa prej jush per ta trajtuar kete teme apo kundershtise ndaj ideve te saj.

Sic e kam perseritur dje, por edhe ne cdo mbledhje te keshillit politik, uroj qe, ashtu sic jane bashkuar mbi 80% e shqiptareve rreth perqafimit te idese per hapjen e listave, ta bejme edhe ne në ate tryeze duke treguar se te gjithe jemi ne nivelin e duhur te perfaqesimit dhe dime te leme menjane interesat personale per hir te interesit madhor te shoqerise.

Me respekt,

Rudina Hajdari”, shkruan Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!