Merkato, Mema: Nuk ka treg Shqipëria, Tirana nuk shpenzoi as gjysmën e Partizanit

schedule23:24 - 23 Korrik, 2020

schedule 23:24 - 23 Korrik, 2020

Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, është në fokus në emisionin Pressing, në ABC News. Mema foli për merkaton që bëri te Tirana, si dhe tregoi se në Shqipëri, klubet nuk kanë projekte afatgjata.

“Cobbinah është karakter sportiv i luhatshëm. Në futboll, nuk i japim dot të drejtë as vetes tonë. Nuk ka projekte në klube shqiptare. Nuk është se ka Shqipëria projekte. Shqipëria është momentale. Shikoni vetëm lëvizjet e trajnerëve, që ikin për 1 muaj, për 2 muaj. Ccfarë projekti ka këtu?

Unë hoqa 12 vetë. Mora 5 futbollistë. Nuk morëm yjet e botës, por morëm lojtarë të provuar në kategorinë Superiore. Nuk ka as treg. Ato katër lojtarë që mora, ishin më të kërkuarit, kemi bërë negociata të gjata. Edhe për Cale, u bë një garë shumë e madhe. Duke qenë se është tregu i vogël, nuk mund të dalësh kampion me pak shpenzime. Tirana nuk ka shpenzuar lekët e Partizanit, as gjysma jo”, u shpreh Mema./abcnews.al