Në Kishën Katolike në Korçë dyshohet se disa persona kanë hyrë për të vjedhur.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se autorët ende të paidentifikuar kanë dëmtuar tubat duke shkaktuar në këtë mënyrë rrjedhje të gazit.
Sipas ekspertëve bombola ka pasur 500 litra gaz, ndërsa bëhet me dije se në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur persona në ndërtesë.
Po ashtu banorët e zonës kanë arritur të lajmërojnë në kohë zjarrfikësit dhe policinë.