Dhëndri bën gabimin e papritur gjatë dasmës, videoja “djeg” rrjetin

schedule14:07 - 23 Korrik, 2020

schedule 14:07 - 23 Korrik, 2020

Martesa është një ndër momentet më të rëndësishme të jetës për të gjithë.Mirëpo, jo të gjithë zgjedhin që ta kurorëzojnë me një ceremoni, apo me  një dasmë festive.

Kryesisht shumica zgjedhin t’i përmbahen traditave, por ka edhe nga ata që janë më modernë.

Një video është bërë së fundmi virale në rrjetet sociale, ku shfaqet një moment nga dasma e një çifti nga Britania. Mund të duket e habitshme, por ka qenë  vetë nusja që ka shpërndarë videon duke marrë më shumë se 636,000 pëlqime dhe 1,800 komente.

Allie Downs shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj teksa ndajnë tortën e dasmës, e ndërsa ajo i zgjat pirunin të shoqit, për të shkëmbyer ëmbëlsirën, ai as që e vë re dhe vazhdon të hajë me pirunin e tij.

Pasi Allie shpërthen në të qeshura, fytyra e tij e çuditur merr gjithë vëmendjen. Allie thotë se as që e kishte idenë që ai nuk e dinte këtë detaj kaq tradicional. Megjithatë i gjithë ky moment ka kaluar me sportivitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!