100 milion euro të ndara për merkaton. Milani ka nisur të lëvize dhe misionet janë disa. Rinovimet me Ibrahimovic, Donnarumma si dhe blerja përfundimtare e Rebic janë aksionet e ndërmarra nga kuqezinjtë për momentin. Shitja e Suso u ka dhënë një shumë të konsiderueshme kuqezinjve, që pritet të investojnë për përforcimin e skuadrës.
Tonali është lojtari që po kërkohet me ngulm nga Milani, sikurse raportohet së fundmi në mediat italiane. Juventusi është tërhequr nga gara dhe po sheh për futbollistë të tjerë, ndërkohë që Interi nuk është dorëzuar. Oferta e tyre maksimale ka qenë 32 milion euro, plus 2 milion të tjera bonuse.
Milani po mundohet që paratë e marra nga Suso, 25 milion euro, ti shpenzojë për Tonalin. Kuqezinjtë pritet të ofrojnë më shumë se Interi, ndërkohë që do tentojnë ta bindin mesfushorin edhe me kohëzgjatjen e kontratës, e programuar për tre vite. Kjo i jep mundësinë atij të largohet më shpejt, nëse projekti i Milani nuk shkon në rrugën e duhur. /abcnews.al