IPKO Superliga/ Gjilani i jep titullin “armiqve” të Dritës, Ballkani sytë nga Kupa

schedule18:59 - 22 Korrik, 2020

schedule 18:59 - 22 Korrik, 2020

Drita shpallet kampion në Kosovë dhe titullin ia përshpejton Gjilani, pas barazimit 2-2 kundër Ballkanit. Pasi fituan dje 1-0 kundër Drenicës, ekipi kryesues i kampionati buzëqeshi edhe sot. Kur ka mbetur edhe një javë kampioat, diferenca me rivalët e qytetit shkon në tre pikë dhe me ndeshje direkte matematikisht siguron titullin.

Në takimet tjera, Dukagjini dhe Vushtrria janë ndarë në barazim 1-1, kurse Trepça ’89 mposhti 1-2 Feronikelin në transfertë. Prishtina fitoi pa probleme 3-0 derbin kundër Flamurtarit, kurse Llapi mposhti 2-1 Ferizajn.

Pas 32 javësh të luajtura, Drita kryeson me 68 pikë, ndërsa Gjilani në vend të dytë ka 65 pikë. Ballkani në vend të tretë me 64 pikë, ndërsa Prishtina ngjitet në kuotën e 62 pikëve./abcnews.al