Dua Lipa sqaroi postimin që bëri pak ditë më parë, ku publikoi hartën e Shqipërisë së Madhe, krahas së cilës dha edhe një shpjegim për fjalën “autokton”. Pas publikimit të hartës, sulmet nga serbët ishin të menjëhershme, duke e akuzuar këngëtaren shqiptare se po nxit urrejtje.
Artistja shkroi se me hartën që publikoi nuk kishte për qëllim të përhapte urrejtje, ashtu siç e kanë interpretuar disa grupe që promovojnë përçarjen, duke shtuar se është thjesht krenare për origjinën e saj dhe se Kosova meriton në hartë vendin që i takon.
“Thjesht dua që vendi im të prezantohet në hartë dhe të kem mundësinë të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I nxis të gjithë të jenë krenarë për origjinën e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë.”, shkroi ndër të tjera Dua.
Ky diskutim ka marrë dhe vëmendjen e vjehrrës së Duas, Yolanda Hadid, e cila ka komentuar në postimin e këngëtares, duke shkruar: “E thënë shumë mirë”, duke treguar kështu mbështetjen ndaj saj.