Faqja zyrtare e Serie A në Twitter, ka publikaur tre golat më të bukur të dy javëve të fundit që u luajtën, javës së 33-të dhe 34-ët. Goli i mesfushorit të Milanit, Franck Kessie kundër Parmës, renditet i pari.
Një predhë e vërtetë, që u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit të Parmës. Goli i dytë, është një goditje shumë e bukur e Sasa Lukic, futbollistit të Torinos, i cili me të djathtën gjeti trekëndëshin e portës së Genoas në atë fitore 3-0.
Ndëras goli i tretë, është silura e Politanos, mëngjarashit të Napolit. Me një goditje precize me të majtën, anësori italian befason në shtyllën e parë, duke gjetur trekëndëshin dhe duke i dhënë fitoren Napolit në limite kundër Udinese./abcnews.al
With the left foot, with the right foot, with power and precision.
The best goals of the last two Matchdays! ⚽️#SerieATIM #WeAreCalcio pic.twitter.com/LwK3X77gFL— Lega Serie A (@SerieA_EN) July 21, 2020