Kalidou Koulibaly është një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe ofertat për të nuk mungojnë. Në krahun tjetër Napoli nuk e lëshon lehtë, pasi kërkon të përfitojë rreth 80 milion euro. Senegalezi mund të luajë sezonin e ardhshëm në Premier League.
Menaxheri i tij, Fali Ramadani, e ka paralajmëruar klubin italian. Në takimin e fundit që ka pasur me drejtuesit e Napolit, ai u ka thënë atyre se Pep Guardiola është i interesuar për Koulibaly dhe shumë shpejt City mund të bëjë një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin.
Gjithsesi ka një problem në lidhje me pagesat, pasi “Qytetarët” nuk janë të gatshëm ta paguajnë të plotë direkt shumën që Napoli e kërkon. Duhet gjetur një formulë për transferimin e tij. /abcnews.al