Pesë fëmijë humbën jetën në një aksident në autostradën A7 në Albon, në jug të Lyon, kur automjeti me të cilin po udhëtonin familja prej nëntë anëtarësh u përmbys duke u përfshirë më pas nga flakët.
Tre të rritur dhe një fëmijë menjëherë u transferuan në spital me lëndime serioze. Shoferi ka humbur kontrollin ndaj automjetit, i cili ka dalë nga rruga, është rrokullisur disa herë ku më pas është përfshirë nga flakët.
Sipas mediave franceze ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse incidenti është shkaktuar nga një problem teknik apo mungesë e mirëmbajtjes së automjeteve.
53 zjarrfikës si dhe tre helikopterë mbërritën në vendin e ngjarjes për të transferuar të mbijetuarit në një spital në Lyon për pacientët me djegie të rënda. Zjarri intensiv e ka vështirësuar identifikimin e fëmijëve të vdekur.
Para se të humbiste vetëdijen, shoferi u tha dëshmitarëve se ai kishte pasur vështirësi në frenim, sipas prokurorit./abcnews.al