Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka vendosur të realizojë një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku pyetjet kanë qenë të shumta.
Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka marrë njëra prej tyre, ndërsa një fanse e pyeste: “Pse nuk hap një restorant?”.
Arbana nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke lënë të kuptohet se paska në plan diçka të tillë për në të ardhmen.
“Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët”, ka shkruar moderatorja.
Ndërkohë nuk dihet nëse ajo do i përkushtohet me kohë të plotë biznesit apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion, por gjithçka mbetet për tu parë.
Kujtojmë që Osmani ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt do ët bëhet nënë për herë të dytë./abcnews.al