Kompozitori Robert Radoja ka marrë pjesë në protestën e artistëve për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
Duke folur për mediat ai ka ironizuar këtë vendim të qeverisë duke deklaruar se virusi nuk përcillet ditën por vetëm pas orës 20:00.
Ai tha se duhet të kishte më shumë solidaritet mes artistëve, ndërsa i cilësoi ata individualistë.
“Nuk kanë ardhur. Mos kini frikë nga unë, hiqni maskën se nuk e transmetojmë. Pas orës 8 të darkës transmetohet. Gjithë ditën kafet janë plot nuk transmetohet.
Pas orës 20:00 transmetohet përmes muzikës. Një njeri në një qoshe i bie pianos. Këto janë pa kuptim. Nuk e kuptoj dot.
Megjithatë. Artistët janë individualistë. Ishim 20 veta ne këtu dhe 1500 policë. Policët duhet të marrin një buqetë me lule”, tha Radoja.abcnews.al