Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit

schedule11:57 - 21 Korrik, 2020

schedule 11:57 - 21 Korrik, 2020

Komisioni i Ligjeve kanë miratuar projektligjin për Kodin Zgjedhor siç është dakordësuar në 5 qershor.

Komisioni bëri disa ndryshime teknike pa ndryshuar thelbin e dakordësisë së arritur në Këshillin Politik.

Opozita parlamentare votoi kundër kësaj marrëveshjeje në votim.

Pro, 3 kundër, asnjë abstenim, miratohet edhe në tërësi projektligji.  Falenderoj Gjiknurin dhe kolegët e tjerë për punën e shkëlqyer që është bërë qoftë në komisionin e posaçëm, qoftë edhe për dakordësinë në Këshillin Politik, produkti u materializua.  Kodi i ri zgjedhor është pasuruar” u shpreh Manja.

Nisma e Kodit Zgjedhor tashmë është gati të shkojë në seancë plenare për votimin final në rast se do të arrihen 84 votat e nevojshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!