KPK shkarkon prokuroren e Apelit në Shkodër

schedule09:45 - 20 Prill, 2018

schedule 09:45 - 20 Prill, 2018

Prokurorja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, është shkarkuar nga detyra sot pasi nuk ka arritur ta kalojë procesin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjykuar se Nikëhasani nuk ka mundur të argumentojë pasurinë e saj.

Nuk e kalon Vettingun prokurorja e parë që u ul përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Besa Nikëhasani nuk e justifikon pasurinë e saj vendos trupa gjykuese. Prokurorja del e revoltuar nga salla.

Besa Nikëhasani: “22 vjeçe kam bërë punën e prokurores, jam përplasur me 1000 kriminelë”.

Pyetje: Në seancën e shkuar deklaruar se keni besim në proces”.

Besa Nikëhasani: “Si nuk kam besim moj, kam qenë nga ata që kam thënë duhet vettingu se na vinte zot me thënë ku punon nga X dhe Y që nuk kam punë me to. ILDKPI më ka nxjerrë siç janë të gjitha letrat, ne kemi filluar me deklaru pasurinë në 2003. Të betohem, unë kam deklaruar vetëm rrogën time sepse nuk e kam ditur në fillim se duhet të deklarohet gjithçka çfarë ke”.

Shprehet e bindur se nuk e ka shkelur kurrë ligjin.

Besa Nikëhasani:“Me shku tek Zoti, këtu dhe në hënë 100 vjet unë kurrë nuk jam e korruptuar, pastërtinë e figurës kurrë nuk e kam shkelur. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do vazhdoj apelimin se është e drejta ime. Jam shumë kurioze të di se çfarë arsyetojnë në vendim. Pse nuk merret dhe pastërtia e figurës dhe ana profesionale? Nëse unë kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë kur nuk kam shkelur një herë të vetme ligjin, kam punuar me përkushtim dhe ndershmëri. Kam 14 vjet që shkoj nga Tirana në Shkodër, po të isha nga të korruptuarat isha si gjithë dynjaja në Tiranë”.

Nuk do ta lërë me kaq prokurorja e shkarkuar e gjykatës së Apelit Shkodër. Deri në Strasburg do ta kërkojë të drejtën deklaron ajo.

Besa Nikëhasani: “As nuk bëhet fjalë që rrugën ligjore do ta ndjek deri në fund sepse jam e pastër. Në 2002, me 22 në shtator është dosja në komisariatin e Lezhës, më kanë vënë tritol tek makina. Bashkëshorti ka qenë pa punë 7 vjet. Kam ikur nga ajo shtëpi vetëm se është tremb djali. Këta thonë ke fuoristradë. Me çfarë të shkoj në Shkodër unë, me një makinë Golf të më hedhin në kanal dhe të lë fëmijët rrugëve? Me sakrifica i blej. KPK pse nuk e sheh që jam  47 vjeçe, 50 e ca bashkëshorti dhe një llogari kursimi nuk e kemi vetëm blej-paguaj. Shkoni verifikoni. Është e drejtë kjo? Po pse do të kandidoja për KLP po të mos kisha integritet? Do pres vendimin, nuk e e prisja t’ju them të drejtën. Nuk ma kishte marrë mendja të shkarkohem si prokurore kur nuk kam shkelur ligjin kurrë”.

Prokurorja e shkarkuar Besa Nikëhasani është prokurorja e parë që i nënshtrohet procesit të vettingut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!