Bylykbashi: Duam datën e votimit të Kodit Zgjedhor, ndryshimet në sistem bëhen në 1 fazë të dytë

schedule20:48 - 20 Korrik, 2020

schedule 20:48 - 20 Korrik, 2020

Prej pesë orësh u mblodh ditën e sotme Këshilli Politik, ku i pranishëm kësaj herë ishte edhe kryeministri Edi Rama, për të gjetur dakordësi për ndryshimet kushtetuese.

Për të folur më tepër rreth atyre që u thanë brenda dyerve të mbyllura për mediat, i ftuar në “Mbrëmje në Abc” i ftuar këtë të hënë ishte Oerd Bylykbashi, eksperti i PD për çështjet zgjedhore.

Bylykbashi përsëriti edhe një herë që opozita e bashkuar kërkoi nga Rama një datë për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament, ndërsa shtoi se kryeministri ishte aty për të imponuar një agjendë të tijën.

Bylykbashi u shpreh:

“Kryeministri tha para mediave gjëra që s’u diskutuan aty brenda. Qartazi, Rama tentoi të impononte një agjendë të tij. Ajo që u bë e qartë nga opozita është prioriteti i qartë, që është zbatimi i Marrëveshjes së 5 qershorit. Duhej të miratohej rreth 15 korrikut, ne kërkuam një datë. Rënia e këtyre është rënie e marrëveshjes. Me gjithë këto veprime po vë në rrezik 5 qershorin. Ai vërtetoi modelin e tij të përhershëm. Bën marrëveshje dhe i prish të nesërmen. Marrëveshja ka humbur kuptimin dhe është bërë diçka e pabesueshme.”

Më tej gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh se ndryshimet e mundshme mund të deformojnë rëndë sistemin aktual, ndërsa theksoi se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet për 10 ditë.

Kjo sipas tij, mund të bëhet në zgjedhjet e ardhshmen pasi duhet shtrirje në kohë.

“Ajo që është interesante, është qëndrimi i eurodeputetëve…Të ndryshosh Kushtetutën është të tërheqësh bazamentet e ngrehinës në Reformën Zgjedhore. Çfarë ndodh nëse ndryshon sistemi? E deformojnë rëndë sistemin aktual, e bëjnë problematik…”

“Në qoftë se do të na duhet të marrin në diskutim sistemin zgjedhor, kemi rënë dakord që ta bëjmë në një fazë të dytë. Ndoshta më pak se 1 vit,” shtoi ai.

“Nuk ka asnjë ndalesë që Këshilli Politik të ndryshojë sistemi zgjedhor. Është kjo do vijë një tjetër. Jo modifikim. KJo është ta bastartizosh këtë sistem, një gjë që funksionon si e tërë prishet, bëhet disfunksionale. Pse mos të jetë sistemi i thjeshtë. Na duhet debat me ekspertë ndërkombëtarë. Bundestagu, OSBE, kërkon reformë konsensuale. Sot kërkohet nga BE një reformë gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye është 5 qershori. Pjesa konsensuale nënkupton që opozita jemi ne, çdo gjë tjetër është farsë, e përdorur nga Edi Rama. Është histori e Edi Ramës. Propozimet e Edi Ramës e kthejnë sistemin në bipartiak. S’ka më parti të vogla,” shpjegoi Bylykbashi.

I pyetur nëse mendon se mazhoranca do t’i kalojë më 30 korrik ndryshimet kushtetuese, Bylykbashi tha se “PS nuk mund ta bëjë hasha firmën e Gjiknurit.”

“Firma ime nuk është firma e Bylykbashit, është investimi politik nga pas. Edi Rama ka detyrimin t’i qëndrojë marrëveshjes. Është kusht për hapjen e konferencës së parë për anëtarësimin. Ajo që e bëmë të qartë që nuk mund të jetë Marrëveshja si pëlhura e Penelopës.”

Ndërsa, i pyetur nëse Lulzim Basha do të jetë i pranishëm në një mbledhje të radhës së Këshillit Politik, Bylykbashi tha se kjo nuk është e nevojshme.

“Është një temë politikë që mund të diskutohet fare mirë nga Këshilli Politik, kemi të gjitha kapacitet e nevojshme për ta bërë këtë. Kërkova që të përfshihen edhe ekspertë ndërkombëtarë. S’ka nevojë të vijë Basha, për t’i thënë Ramës zbato marrëveshjen,” sqaroi Bylykbashi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!