Përfundon mbledhja, Rama: Hapja e listave nuk është variant, është angazhim

schedule16:19 - 20 Korrik, 2020

schedule 16:19 - 20 Korrik, 2020

Pas më humb se 5 orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama, dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Kryeministri Rama ka deklaruar se i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit, por e vetmja gjë që kërkohet dhe që janë pika të rëndësishme diskutimi është çështja e listave të hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Në përfundim të kësaj mbledhje kryeministri Rama u shpreh:

“Nuk është se u tha ndonjë gjë e re, ju i dini, opinioni i di. Kemi një qëndrim sipas nesh shumë të qartë. Ka  një realitet politik i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar, si forca më e madhe ku kemi edhe detyrimin të kryejmë këtë proces dhe të arrijmë ndonjë rezultat edhe nëse të gjitha palët nuk janë dakord 100 %.

Në këtë aspekt mendoj është e rëndësishme të diskutojmë, të vazhdojmë të diskutojmë, ne ishim gati të vazhdonim diskutimin pa ndërprerje duke filluar që nesër, përfaqësuesit e opozitës parlamentare kërkuan kohë por kemi një kalendar i cili ka të përcaktuar deri në fund të korrikut për një vendimmmarje, diskutimi mendoj ishte pozitiv. Është çështja se koha ka kufizimin e vet për shkak se hapja e listave për ne nuk është variant por angazhim kundrejt njerëzve.

Ne si partia më e madhe dëshirojmë ti përfshijmë në këtë proces. E konsideroj një arritje të madhe të PS në këtë proces të rritjes së përfaqësive të grave në këtë parlament. Është një proces me dy korsi ku stacioni është 30 korriku. Personalisht shoh se në këtë rast është shumë e rëndësishme përmbajtja se sa delegacionet. 

Rrugët në demokraci të çojnë në tryezë.

Sa i përket lëshimeve unë nuk e di më çfarë duhet të lëshojë partia socialiste. Ne kemi mbajtur një pozicion shumë të ekuilibruar që produkti të jetë sa më gjithëpërfshirës. Jemi partia më e madhe dhe natyrisht që mund të na interesonte ndërhyrje të tjera. nuk jemi këtu për të bërë çfarë na intereson ne por çfarë i intereson njerëzve”, deklaroi Kryeministri.

Nga takimi i sotëm palët nuk dolën me një marrëveshje duke mbetur në të njëjtat qëndrime. Mbetet e paqartë, përse opozita parlamentare ka kërkuar më shumë kohë.

Mbledhja e Këshillit filloi në orën 11:00, ku tema kryesore ishte ndryshimet kushtetuese të mbështetura nga shumica socialiste për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore./abcnews.al