Pas gjashtë muajsh mbylljeje, kinematë në Kinë kanë rihapur ditën e sotme dyert. Megjithatë kinematë sot, nuk ngjajnë më me ato të mëparshmet.
Në këto vende tashmë janë vendosur rregulla strikte, duke nisur që nga prenotimi i biletave online, ndërsa kinematë janë urdhëruar që të punojnë me vetëm 30 për qind të kapacitetit të tyre.
Mbajtja e maskës është e detyrueshme brenda në sallat e kinemasë, ndërsa njerëzit nuk mund të ulën më pranë njëri-tjetrit për të respektuar distancën fizike.
Një foto e publikuar nga mediat vendase tregon sesi nëpër sedilje janë vendosur lodra pelushi për të evituar që njerëzit të ulen pranë njëri-tjetrit.
Me gjithë këto ndryshime, kjo është një shenjë se në Kinë jetë po i kthehet sërish një versioni të ri të normales. Kinematë ishin të parat që u mbyllën në kohën kur Kina nisi që të regjistronte zyrtarisht rastet e para me Covid-19, në fillim të këtij viti. /abcnews.al/