Mogherini, ndalesa e fundit në Beograd: Të zbatohen marrëveshjet me Kosovën

schedule21:33 - 19 Prill, 2018

schedule 21:33 - 19 Prill, 2018

Gjatë qëndrimit në Beograd, ndalesa e fundit e misionit në Ballkan, shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini ka hasur kundërshtimin e presidentit Vuçiç sa i takon zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën. Vuçiç ka deklaruar se është Prishtina që nuk zbaton marrëveshjet.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka qëndruar në pesëvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetin serb. I ka dhënë shpresa rajonit duke veçuar faktin që edhe Shqipëria e Maqedonia kanë rast të mirë për integrim. Ka kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë të zbatohen duke ecur drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Federica Mogherini, shefe për Politikën e Jashtme të BE: “Kam insisistuar për nevojën e zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve dhe kam përmendur edhe atë të Shoqatës së Komunave Serbe”.

Gjatë qëndrimit në Serbi tha se duhet bashkëpunim si rrugë e vetme. Zyrtarët serb thanë se Prishtina nuk e ka ndërmend të zbatoj marrëveshjet, por janë pro dialogut.

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë: “Nuk pajtohem me zonjën Mogherini që ka marrëveshje të tjera, por vetëm një. Të gjitha të tjerat, përfshirë integrimin në instucionet e Kosovës, i kemi zbatuar disa herë”.

Samiti i Sofjes është vlerësuar si një mundësi e vecanti pasi pas 15 vitesh Ballkani do të ketë një fokus nga të gjitha shtetet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!