Ish-Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja përmes të dhënave më të fundit në lidhje me shpërndarjen e Covid në botë ka bërë një klasifikim në lidhje me numrin e viktimave dhe atë të të infektuarve në raport me popullsinë.
Sipas statistikave të grupuara në grafikë rezulton se Evropa është vendi që ka pasur më shumë vdekje nga koronavirusi.
Ndërkohë vihet re se një ndër vendet e Ballkanit që ka më shumë humbje jete në raport me popullsinë është Maqedonia e Veriut, ndërsa në lidhje me numrin e të infektuarve është Mali i Zi.
Më poshtë të dhënat e plota nga Ilir Beqja:
Covid -19 në numra e grafikë
Bota po i afrohet 15 milionë vetëve të prekur me Covid-19, ndërsa fatalitetet janë më shumë se 60 mijë.
Raste | Fatalitete | CFR | |
Amerike e Veriut | 4553734 | 196239 | 4.3% |
Amerike e Jugut | 3263745 | 117845 | 3.6% |
Afrike | 724698 | 15210 | 2.1% |
Azi | 3397328 | 79895 | 2.4% |
Europe | 2669381 | 199087 | 7.5% |
Oqeani | 13481 | 144 | 1.1% |
Total | 14622367 | 608420 | 4.2% |
Amerika e Veriut ka më shumë se 4,5 milionë vetë të prekur.
Europa deri më tani ka shënuar më shumë fatalitete, më shumë se 199 mijë.
10 vendet me numrin më të madh të të prekurve në botë për 1 milionë banorë të vendit përkatës janë në grafikun më poshtë. Asnjë vend europian nuk është midis më të prekurve.
10 vendet europiane me numrin më të madhe të personave të prekur me Covid 19 për 1 milion banorë të popullsisë përkatëse janë në grafikun në vijim.
10 vendet me numrin më të madh të fataliteteve nga Covid 19 në botë për 1 milion banorë të popullsisë respektive janë në grafikun në vijim. Vihet re që tek fatalitetet dominon Europa.
10 vendet europiane me numrin më të madh të fataliteteve nga Covid 19 për 1 milionë banorë të popullsisë respektive janë në grafikun në vijim.
Në Ballkan kemi situatën në vijim (numri në kllapa përbri emrit të çdo vendi në legjendën e grafikut tregon sa ditë kanë kaluar nga rasti i parë pozitiv).
Mali i Zi është vendi me numrin më të madh të të prekurve në raport me popullsinë.
Maqedonia e Veriut ka numrin më të madh të fataliteteve.
Në Slloveni është shënuar raporti më i lartë i fataliteteve në krahasim me rastet pozitive.
Ecuria e përhapjes së sëmundjes në vende të ndryshme është e larmishme. Grafikët në vijim, ilustrojnë numrin mesatar (është përdorur mesatarja rrëshqitëse 7 ditore) të rasteve të reja në ditë.