Gazeta britanike “The Guardian” e cilëson presidentin turk Erdogan si diktator. Në shkrim nënvizohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale do të fitohen nga Erdogan, pasi nuk ka kundërshtarë të denjë për ta sfiduar.
Gazeta prestigjoze britanike “The Guardial” i ka kushtuar një artikull të gjatë analizues profilit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin që në titull e konsideron si diktator që kërkon të marrë kontrollin e plotë. Kjo media shkruan se Erdogan i përket klasës së liderëve që zhvillojnë zgjedhje me gjasë demokratike, por që nuk duan të humbasin. “Në këtë aspect, presidenti i Turqisë nuk është ndryshe nga Vladimir Putin I Rusisë dhe Abdel Fatah al-Sisi i Egjiptit. Idea e tyre e përbashkët për demokracinë mund të përmblidhet nën moton: ‘Ju votoni, unë fitoj”, thekson Tha Guardian.
Ndërsa më tej nënvizohet se ekziston mundësia që Erdogan dhe partia qeveritare Drejtësisë dhe Zhvillim “AKP” të humbasin zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe presidenciale me 24 qershor, por kjo mundësi është shumë e vogël. AKP në zgjedhjet e 2015 fitoi shumicën e deputetëve në parlament dhe aktualisht ka siguruar mbështetjen e partisë së dytë më të madhe në vend, atë të Lëvizjes Nacionaliste “MHP”.
Gjithashtu në analizë të gazetës britanike theksohet se Erdogan mbetet një politikan dominant në Turqi. Por në një sondazh të fundit është mësuar se ai zotëron një mbështetje mbarëkombëtare me vetëm 49.8%. Me këtë rezultat, sipas të përditshmes, edhe sikur të ishte një kandidat i denjë për të sfiduar presidentin turk, nuk do të fitonte dot. Ky vlerësim merr shkas edhe nga mbështetja që gëzon forca politike kryesore opozitare, Partia Republikane Qytetare, që në sondazhe gëzon vetëm mbështetjen e 19% të popullsisë.
The Guardian nënvizon se Erdogan ka punuar gjatë këtyre viteve që të kapë mediat dhe të eleminojë çdo kundërshtarë të mundshmë politik që do t’i rrezikonte postin. Me një situatë të tillë, ai solli më afër zgjedhjet në mënyrë që të kalohet nga republikë parlamentare në atë presidenciale.
“Ai do të bëhet diktator, që vetëm emrin nuk do ta ketë të tillë, më i fuqishëm ndoshta edhe se Kemal Ataturku”, shkruan media britanike. Sipas të përditshmes, për këtë ide të qëndrimit përjetë në pushtet, Erdogan do të marrë përgëzimin e vendeve si Rusia, Kina dhe Irani ndërsa të Perëndimit jo. /abcnews.al