Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka publikuar të tjera pamje nga brenda këtij spitali, aty ku çdo ditë luftohet me Covid-19.
Ditët e fundit numri i të shtruarve në spital është rritur, për shkak edhe të shtimit të rasteve. Në pamjet e publikuara nga Çomo shihet pacienti në gjendje të rënduar, ndërsa pranë tij qëndrojnë tre mjekë reanimatorë.
Teksa përcjell këto momente, Çomo thekson se ato janë të vërteta, duke hedhur kështu poshtë akuzat për trillim të situatës. Po ashtu, ajo thekson se nuk mund të hidhet baltë mbi punën që po bëhet në spital.
“Janë një grup i madh doktorësh që janë në krye të detyrës dhe thirrja jonë është që kur shikoni kaq shumë persona edhe në moshë të re që janë të shtruar në terapi intensive, kuptoni që ka shumë pacientë të shtruar te Infektivi. Është një realitet, nuk është e gënjeshtër. Sot është e dielë, ora 18 dhe të gjithë janë në krye të detyrës. Askush të mos hedhe baltë mbi punën që bëhet dhe shërbimin Infektiv”, shprehet Çomo.
/abcnews.al