Ditën e djeshme u përfol në rrjetet sociale se çifti Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kanë dhënë fund lidhjes.
Dyshja e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Sakaq, Oriola është kthyer nga Kroacia, ku kaloi karantinën me Erosin dhe ka nisur pushimet në Shqipëri.
Mësohet se modelja ndodhet së bashku me Kejvina Kthellën në Shëngjin. Ka qenë kjo e fundit, që ka publikuar disa foto dhe video në Instastory, duke treguar se ndodhen së bashku./abcnews.al