Tahiri në FB: Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar

schedule13:33 - 19 Prill, 2018

schedule 13:33 - 19 Prill, 2018

Pasi ka folur para mediave nga oborri i parlamentit, Tahiri shpërndau një mesazh dhe në rrjetet sociale, kur prej disa kohësh nuk ishte shumë aktiv.

“Kur gjyqin moral ta bën djalli… kështu quhet ajo që dëgjoj çdo ditë nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrarë e duke vjedhur për pushtet”, shkruan Tahiri.

Ai bën të qartë se nuk është dorëzuar, ndërsa heshtja e tij duhet të konsiderohet si respekt për drejtësinë.

“Këtë rrugë do ndjek me durim”, thekson ish ministri i Brendshëm, i cili gjithashtu përgënjështron të ketë çuar mesazhe të koduara siç është folur së fundi.

Postimi i plotë
Kur gjyqin moral ta bën djalli…kështu quhet ajo që dëgjoj çdo ditë nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrarë e duke vjedhur për pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova në Parlament.
Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë.
Këtë rruge do ndjek me durim.
Ndërsa me këtë historinë e mesazheve të koduara që lëshokam unë, bjerini shkurt. As më duhet t’i çoj mesazh njeriu. Dhe po të këm, jam nga ata qe i bën drejtëpërdrejtë.
Më intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër.
E nuk do ndalem!

/abcnews.al