“E hoqën Valverde për një mediokër”, shpërthen legjenda e Barcelonës

schedule10:37 - 19 Korrik, 2020

schedule 10:37 - 19 Korrik, 2020

Hristo Stoichkov, legjenda e Barcelonës, nuk kursehet. Bullgari, i cili ka fituar edhe “Topin e Artë”, analizon situatën te katalanasit dhe tregohet i drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për trajnerin Quique Setien.

Ai arrin deri atyre sa e konsideron një trajner mediokër dhe kritikon drejtuesit e klubit për mënyrën se si e kanë menaxhuar gjithçka në këto vitet e fundit. “Ju e shkarkoni Valverde kur ai është i pari në La Liga dhe nuk e hiqni atë kur humbet 3-0 në Romë apo 4-0 në Liverpool, ose pas finales së Kupës kundër Valencias.

A e dini se çfarë është më shqetësuese? Një miliard euro janë shpenzuar dhe nuk është fituar asgjë. Më dëgjoni mirë, një miliard euro… Nuk janë 2 cent. Ju hiqni Valverde për të marrë një trajner mediokër”, është shprehur Stoichkov në një emision televiziv.

ZËRAT PËR SETIEN – Një ditë më parë në mediat spanjolle u raportua se drejtuesit e Barcelonën kishin pasur një takim dhe kishin vendosur që të vazhdonin bashkëpunimin me trajnerin Setien, të paktën për momentin.

“Mundo Deportivo”, sot raporton se në dhomat e zhveshjes po pëshpëritet një emër tjetër. Bëhet fjalë për Patrick Kluivert, i cili është pjesë e klubit dhe lojtarët janë “pro” emërimit të holandezit si trajner. Momentalisht ka vetëm zëra, ndaj duhet pritur se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!