Hapja e negociatave, Basha: Qeveria ka dështuar

schedule11:27 - 19 Prill, 2018

schedule 11:27 - 19 Prill, 2018

Duke folur sot në Parlament në emër të grupit parlamentar të PD-s, kryedemokrati Lulzim Basha tha se qeveria nuk ka përmbushur të gjithë kriteret e duhura për hapjen e negociatave.

“KE dha rekomandimin dhe ne besojmë se edhe Këshilli do të japë miratimin edhe pse qeveria jonë ka dështuar, jo  vetëm në  përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave, por ka braktisur edhe veprat themelore europiane, të demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Edhe pse vizioni dhe frymëzimi i kryeministrit vjen nga lindja dhe jo nga Perëndimi. Në këto kushte, rruga europiane është e vetmja rrugë për Shqipërinë”, theksoi kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se ndryshe nga shumë prej deputetëve të opozitës që hedhin baltë, Bashkimi Evropian ka njohur arritjet e qeverisë së majtë./abcnews.al