John Lewis, protagonist historik i lëvizjes për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare. Ai ishte i mbijetuari i fundit dhe më i ri i gjashtë aktivistëve të mëdhenj të drejtuar nga Martin Luter King.
Ai njihet sidomos për drejtimin e 600 manifestuesve në marshimin e të dielës së përgjakur në 1965-ën nëpërmjet urës Edmund Pettus në Alabama. Lewis, u hodh në tokë dhe u rrah nga agjentët e policisë të cilët i shkaktuan dhe një frakturë në kafkë.
Pamjet bënë xhiron e botës dhe ndezën një farë në vendin e shtypjes raciale. Pas së dielës së përgjakur, King drejtoi dhe marshime të tjera duke detyruar presidentin Lyndon Johnson që t’i bënte presion kongresit amerikan për të miratuar Aktin e të drejtës së votës.
Projektligji u bë ligj brenda atij viti, duke hequr barrierat që kishin ndaluar –personat me ngjyrë që të votonin. Demokrat nga Atalanta, Lewis mori një post në dhomën e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1986.
Kryetarja e kongresit amerikan Nancy Pelosi e cilësoi si një prej heronjve më të mëdhenj të historisë amerikane. Në fund të dhjetorit 2019, Lewis ishte diagnostikuar me kancer në pankreas në një stad të avancuar. Lewis u bashkua me King dhe katër liderët e tjerë të së drejtës civile në organizimin e marshimit të 1963-shit në Uashington. Foli para turmës së njerëzve pak para se King të mbante fjalimin e tij historik: I have a dream – Unë kam një ëndërr./abcnews.al